Prania e Puigdemont në Belgjikë, ftoh marrëdhëniet hispaniko-belge - Bota Sot
Prania e Puigdemont në Belgjikë, ftoh marrëdhëniet hispaniko-belge

Evropë

E martë, 21 gusht 2018

Prania e Puigdemont në Belgjikë, ftoh marrëdhëniet hispaniko-belge

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 18:55
Alfonso Dastis

Prania në Belgjikë e indipendentistit, Carles Puigdemont dhe vullneti i tij për të drejtuar rajonin spanjoll të Katalonisë në distancë, mund të dëmtonte në një periudhë afatgjatë marrëdhëniet miqësore mes Spanjës dhe Belgjikës, u shpreh sot për median, ministri spanjoll i Punëve të Jashtme.

“Në parim ai mund të jetojë i qetë në Belgjikë, pasi këtu nuk është objekt i asnjë mandatarresti evropian”, deklaroi Alfonso Dastis.

Ne nuk lejojmë në mënyrë absolute situata të paligjshme në Belgjikë.

“Por nëse pretendimi i Carles Puigdemont është të drejtojë Kataloninë në distancë, pa dyshim do të jetë e nevojshme në një moment të caktuar, ta pyesim se deri kur do të zgjasë kjo në kohë pa ndikuar në marrëdhëniet miqësore mes dy shteteve partnere në BE”, u shpreh ai.

Është e sigurt se në aspektin politik, kjo nuk do të është e përshtatshme as për qeverinë spanjolle as për atë belge.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test