Qeveria e re gjermane, analistët: Merkel lëshoi më shumë se ç’duhet - Bota Sot
Qeveria e re gjermane, analistët: Merkel lëshoi më shumë se ç’duhet

Evropë

E hënë, 28 maj 2018

Qeveria e re gjermane, analistët: Merkel lëshoi më shumë se ç’duhet

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 14:36
Angela Merkel

Pritja e gjatë për marrëveshjen e koalicionit i lodhi të gjithë në Gjermani, por analistë vendas, si Katharina Kroll e “Deutsche Welle”-s, mendojnë se CDU-ja e Angela Merkelit bëri më shumë lëshime se ç’duhet.

“Merkeli pagoi një çmim të lartë”, thotë njohësja e mirë e politikës gjermane. Socialdemokratët, sipas saj, dolën më të fituar nga ç’pritej. Partia e drejtuar prej Martin Schulz pësoi një disfatë historike në Parlamentaret e shtatorit, por tani po merr drejtimin e ministrive kyçe: asaj të Financës, Ministrisë së Jashtme dhe dikasterit të Punës dhe Çështjeve Sociale.

“Në Gjermani, – shpjegon Kroll, – kush drejton Ministrinë e Financave mund të hapë dhe të mbyllë rubinetin, udhëheq praktikisht të gjithë politikën e qeverisë federale. Ai që ka në dorë, nga ana tjetër, frerët e Diplomacisë luan rol të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, e për këtë korr brohoritje në Gjermani”.

Ministrat e Jashtëm janë gjithmonë politikanët më të preferuar në vend, e postin e ri e ka zënë Martin Schulz. Sa për Ministrinë e Punës, ajo i lejon socialdemokratëve formëzimin konkret të politikës në terren.

Çfarë i mbeti koalicionit konservator CDU-CSU? CDU-ja ka Kancelaren dhe vetëm kaq. Ajo, në opinionin e Kroll, nuk merr asnjë ministri vërtet të rëndësishme.

Vet Schulzi nga ana tjetër e rehabiliton kështu figurën e tij dhe kredibilitetin e cënuar. Tani, anëtarët e SPD-së duhet të miratojnë marrëveshjen e koaliconit, që do të thotë edhe 4 javë të tjera pritjeje, por negociimi i Schulzit e ka bërë miratimin më të mundshëm./TCH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test