Mijëra protestues në rrugët e Maceratës kundër fashizmit

Evropë

Mijëra protestues në rrugët e Maceratës kundër fashizmit

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 18:50
Pamje nga protesta

Mijëra persona parakaluan sot në Macerata kundër fashizmit, një javë pas një shkëmbimi zjarri me karakter racist ku u regjistruan gjashtë të plagosur në këtë qytet të vogël në qendër të Italisë që i ka mbyllur dyert nga frika e tejmbushjes me migrantë.

Protestuesit kishin ardhur nga rajonet aty pranë duke sfiduar temperaturat e dimrit nisën të marshonin në qetësi me apelin e lëshuar nga disa shoqata antifashiste, OJQ, sindikata por edhe partive politike të krahut të majtë.

“Nëse ka të papunë është për faj të qeverisë jo të migrantëve”, thërrisnin disa manifestues.

Kryebashkiaku i Maceratës, Romano Carancini (i qendrës së majtë) kishte kërkuar anulimin e të gjitha tubimeve për shkak të bllokimit të trafikut, por prefektura i hapi dritën jeshile të premten në mbrëmje për tu zhvilluar të shtunën, me kushtin që kortezhi i protestuesve të vijonte në rrethinat e qytetit, pa hyrë në qendrën historike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat