Mospajtime në Kroaci rreth dëmshpërblimit për krime lufte nga Serbia

Evropë

Mospajtime në Kroaci rreth dëmshpërblimit për krime lufte nga Serbia

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 12:30
Vucic dhe Kolinda Grabar-Kitaroviq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pritet ta vizitojë Kroacinë. Kryeministri kroat Andrej Plenkovic ka përmendur mundësinë që gjatë kësaj vizite nga Vuçiq të kërkohet dëmshpërblim për krimet e luftës.

Mirëpo, duket se jo të gjithë në Kroaci janë të këtij mendimi.

Ish-ministri kroat Fred Matiq e sheh si të pa kuptimtë këtë propozim.

“Nëse ne kërkojmë dëmshpërblim për krimet e kryera në vitet e 90’ta në Kroaci nga serbët, atëherë ata do të kërkojnë dëmshpërblim për Luftën e Dytë Botërore, pastaj ne do të kërkonim për Luftën e Parë Botërore”, tha Matiq për N1.

Ai ndër tjerash thotë që Vuçiq nuk do të pritet me protesta në Kroaci.

“Nëse kisha dhe partitë kryesore nuk e përkrahin protestën, atëherë ajo as që do të vërehej. Do të ishte sikur: Ne protestuam , por ai erdhi”, shprehet tutje ish-ministri kroat.

Ai beson që vizita e Vuçiqit nuk do të zgjidhë asgjë- dhe përderisa presidenti serb do të duhej të dërgonte të dhëna për personat e zhdukur, Matiq nuk beson se një gjë e tillë do të ndodhë nga ana e Vuçiqit.

Vuçiq viziton Kroacinë me ftesë të presidentes kroate,  Kolinda Grabar-Kitaroviq, ku pritet të takojë edhe kryeministrinë  vendit, si dhe përfaqësues të kishës ortodokse në Zagreb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat