Holandë: Kryeministri shpëtoi në votëbesim në parlament

Evropë

Holandë: Kryeministri shpëtoi në votëbesim në parlament

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 10:56
Kryeministri i Holandës Mark Rutte

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, me shumicë votash në parlament mbrëmë vonë, i shpëtoi shkarkimit, disa orë pasi ministri i tij i jashtëm dha dorëheqje, pasi pranoi se ka gënjyer se ka marrë pjesë në një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ministri i jashtëm, Halbe Zijlstra, dje paraqiti dorëheqje pasi pranoi në parlament se ka gënjyer se personalisht e ka dëgjuar Putinin duke folur në vitin 2016, për planet për krijimin e “Rusisë së Madhe” në Evropë.

Ligjvënësit opozitarë ishin të tmerruar me këtë mashtrim të ministrit Zijlstra dhe kanë kërkuar votim të mosbesimit për kryeministrin në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Holandës. Por, votimi ishte në favor të kryeministrit Rutte me 101 vota për dhe 43 kundër.

Rutte më parë e ka mbrojtur ministrin Zijlstra, duke thënë se vërejtjet e tij për ekspanzionizmin rus tingëllojnë si të vërteta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat