Policia spanjolle njoftoi për shkatërrimin e një rrjeti të madh të trafikantëve të heroinës në jug të Spanjës, gjatë një operacioni që mundësoi konfiskimin e dhjetë kilogramë drogë dhe arrestimin e nëntë personave.
Operacioni u zhvillua më 13 shkurt në Dos Hermanas, në afërsi të Seviljes (Andaluzi, jug), bëri të ditur për median një zëdhënës i policisë kombëtare.
“Kjo ishte një nga organizatat më të mëdha kryesisht në trafikun e heroinës në jug të Spanjës”, raportoi policia në një deklaratë.
Në mesin e nëntë personave të arrestuar, të gjithë shtetas spanjollë , ishin edhe dy drejtuesit e grupit kriminal dhe personi i tyre i besueshëm’, vijon deklarata.
Kontrollet e kryera në shtëpitë e të dyshuarve mundësuan konfiskimin e 10 kilogramë heroine të pastër të ardhur nga Turqia, një nga vendet kryesore të kalimit tranzit të heroinës që ka si burim Afganistanin, në paketime të mbështjella me gazeta turke.