Katër të vdekur nga shpërthimi në Leicester

Evropë

Katër të vdekur nga shpërthimi në Leicester

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 09:08
Leicester

Katër persona kanë ndërruar jetë pas një shpërthimi që ka ndodhur mbrëmë në Leicester të Anglisë.

Policia e Leicestershire ka njoftuar mbrëmë se rreth orës 19:00 ka ndodhur një incident në Hinckley Road.

Përveç të vdekurve katër persona të tjerë janë të shtuar në spital – njëri prej tyre me lëndime serioze, shkruan BBC.

Shpërthimi i mbrëmshëm, ka njoftuar policia, nuk lidhet me terrorizmin dhe ka ndodhur në një ndërtesë të dyqaneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat