Arrin ‘bisha nga Lindja’, ngrinë Evropën

Evropë

Arrin ‘bisha nga Lindja’, ngrinë Evropën

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 23:48
Ilustrim

Një pjesë e madhe Evropës është mbuluar nga bora, në kohën kur moti i ftohtë ka kapluar bregun e Mesdheut.

Të ftohtit që po njihet me emrin ‘bisha nga Lindja’ në Britaninë e Madhe është duke shkaktuar erëra dhe temperatura të ulëta deri në -30 gradë Celsius.

Të paktën shtatë persona janë raportuar të vdekur që nga e hëna, pesë në Poloni dhe dy në Rumani.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka apeluar tek njerëzit që të kontrollojnë fqinjët e tyre që janë në rrezik.

“Vetëm duke trokitur në derën e dikujt për të kontrolluar se ata kanë gjithçka që u nevojiten mund të bëjnë një ndryshim të madh”, tha drejtori i ICRC në Evropë, Simon Missiri. “Mund të jetë edhe dallimi midis jetës dhe vdekjes”.

Ekipet e emergjencës të Kryqit të Kuq kanë hapur strehimore dhe po japin ushqime të nxehta dhe batanije për mijëra njerëz në të gjithë kontinentin, tha ai.

Ndërkohë ky i ftohtë ka përfshirë edhe vendin tonë Kosovën, me temperatura të ulëta që priten të arrijnë deri në minus 20 gradë nesër e pasnesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat