SPD thotë PO! Më në fund Gjermania do të ketë qeverinë e re - Bota Sot
SPD thotë PO! Më në fund Gjermania do të ketë qeverinë e re

Evropë

E shtunë, 23 qershor 2018

SPD thotë PO! Më në fund Gjermania do të ketë qeverinë e re

Më: 4 mars 2018 Në ora: 10:03
SPD

Gjermania e Europa i kishin drejtuar këto ditë sytë nga Berlini. Socialdemokratët i thanë PO koalicionit me CDU/CSU, por kjo ishte një fitore mjaft e vështirë. Tani Merkel mund të zgjidhet kancelare në mandatin e katërt.

Ishte një natë të gjatë ajo e së shtunës për shumë anëtarë socialdemokratë që vullnetarisht numëruan rezultatet e votimit të 463.000 anëtarëve socialdemokratë për pyetjen e shtruar -a duhet të përmbyllë Partia Socialdemokrate marrëveshjen e koalicionit të arritur mes Partisë Kristiandemokrate, CDU dhe asaj Kristiansociale, CSU. Por lodhja me sa duket ia vlejti. Shumica e anëtarëve socialdemokratë votuan pro koalicionit me CDU/CSU, bëjnë të ditur mediat gjermane, Bild dhe ZDF. Kjo votë i jep tani fund pritjes së gjatë për qeverinë e re në vendin me ekonominë më të fuqishme në Europë, më shumë se katër muaj zgjedhjeve të Bundestagut më 24 shtator.

Fitore e vështirë

Votimi që zgjati dy javë vendosi për të ardhmen e qeverisë gjermane. Atij i parapriu një fushatë intensive e krerëve socialdemokratë për të bindur bazën e partisë për rezultatet e arritura në marrëveshjen e koalicionit, që justifikonin ripërsëritjen e koalicionit me Angela Merkel. Kudo u zhvilluan konferenca rajonale, ku krerët e partisë dolën përballë anëtarëve për të shpjeguar strategjinë e re, të hyrjes në qeveri. Edhe në marrëveshjen e arritur të koaliconit, socialdemokratët arritën të fusnin shumë nga temat sociale socialdemokrate. Vetë konservatorët u detyruan të bënin lëshime, si për shembull dorëzimin e Ministrisë së Financave tek SPD-ja, gjë që nuk e prit mirë nga CDU.

Pas rezultatit katastrofik në zgjedhjet e Bundestagut në 24 shtator, me vetëm 20% të votave, socialdemokratët vendosën të shkojnë në opozitë për t'u rigjeneruar politikisht. Por pas dështimit të negociatave për koalicion mes konservatorëve (CDU/CSU) dhe Të Gjelbërve e Liberalëve( FDP) u bënë të nevojshme bisedimet për një raund të ri të koalicionit me bazë të gjerë, CDU/CSU dhe SPD. Vendimi i krerëve të partisë për të hyrë në bisedime për koalicion shkaktoi debate të mëdha brenda socialdemokratëve. Megjithatë pozitivisht u vlerësua këto ditë fakti, se asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq demokraci gjalluese dhe debat konstruktiv brenda socialdemokratëve./dw

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test