Çfarë po ndodh mes Turqisë dhe Greqisë? Rriten sërish tensionet pas… - Bota Sot
Çfarë po ndodh mes Turqisë dhe Greqisë? Rriten sërish tensionet pas…

Evropë

E premte, 22 qershor 2018

Çfarë po ndodh mes Turqisë dhe Greqisë? Rriten sërish tensionet pas…

Më: 7 mars 2018 Në ora: 10:40
Ilustrim

Tensioni në marrëdhëniet Greqi-Turqi është rritur sërish pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Turqisë, ku kërkohet nga presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos që të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe kufijtë e Turqisë. Po kështu, Greqisë i kërkohet që të ndalojë retorikën e dëmshme, jashtë kompetencave që mund të shkaktojnë tension të panevojshëm.

Diplomacia turke thekson në deklaratë se, Turqia mund të mos ketë shtetin që i takon historikisht por nëse historia i detyron, do veprojnë si paraardhësit e tyre. Arrestimi i dy oficerëve grekë në Evros ka shkaktuar debate të shumta politike.

Në emisionin e kanalit ANT, deputetja e Demokracisë së Re, K. Asimakopulu ka akuzuar qeverinë për mungesë serioziteti dhe humbje të tjera në raport me Shqipërinë.

Menjëherë deputeti i Sirizas, I. Sarkiotis i është përgjigjur se të paktën me Shqipërinë niveli i marrëdhënieve është i duhuri, duke përmendur nënshtetësinë shqiptare të kryepeshkopit Anastasios dhe varrezat e dëshmorëve greke.

Në mbledhjen urgjente të së martës në Kryeministri, Aleksis Cipras vendosi rrugën e “diplomacisë dhe durimit”, duke ndjekur me kujdes politikën e brendshme turke, dhe frontin në Afrin, gjithnjë me synim që të mos bëhet çështje madhore episodi i dy ushtarakëve në Evros.

Gjithashtu, Cipras ka kërkuar ndërhyrjen ndërkombëtare pas kontakteve me komisioneren Frederica Mogherini, dhe sekretarin e OKB Gutierrez, ndërsa kjo çështje do të jetë temë qendrore në Samitin e larte në Varna për çështjen BE-Turqi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test