Vjenë, katër të plagosur, arrestohet një emigrant afgan

Evropë

Vjenë, katër të plagosur, arrestohet një emigrant afgan

Më: 8 mars 2018 Në ora: 10:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Numri i viktimave të sulmit të mbrëmjes së mërkurë në Vjenë u rritë në katër. Gjysëm ore pas familjes treanëtarëshe e cila është sulmuar në lagjen Praterstern në Vjenë, po në atë lagje është sulmuar edhe emigranti çeçen 20-vjeçar, në parkun lokal.

Në lidhje me sulmin e dytë policia ka arrestuar emigrantin nga Afganistani, por nuk ka dhënë informacione nëse dyshohet po ky person edhe për sulmin e parë. Të katër viktimat janë kërcënuar me jetë, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë.

Fotografitë dhe filmimet nga vendngjarja tregojnë rrugën e përmbytur në gjak dhe policinë me armatim të rëndë e cila po krehë zonën edhe me qenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat