Udhëheqësi i diplomacisë gjermane: Rusia do të bashkëpunojë në hetim

Evropë

Udhëheqësi i diplomacisë gjermane: Rusia do të bashkëpunojë në hetim

Më: 14 mars 2018 Në ora: 20:49
Haiko Maas

Ministri i Jashtëm gjerman, Haiko Maas, i kërkoi sot Rusisë të bashkëpunojë në hetimin për sulmin me helm nervor e ndaj ish-agjentit rus në Angli, Sergei Skripal, për të cilin kryeministrja britanike, Theresa Mey e akuzon Moskën.

"Ne e kuptojmë seriozisht vlerësimin e qeverisë britanike dhe është zhgënjyese përshtypja se Rusia nuk është e gatshme të kontribuojë në ndriçimin e rastit", tha Maas në fjalimin e tij të parë si kreu i diplomacisë gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat