Putin fiton mbi 70% të votave - Bota Sot
Putin fiton mbi 70% të votave

Evropë

E hënë, 23 korrik 2018

Putin fiton mbi 70% të votave

Më: 18 mars 2018 Në ora: 20:15
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale në Rusi tregojnë se Vladimir Putin do ta udhëheqë këtë vend edhe për gjashtë vjet të tjerë.

Me vota e numëruara deri më tash, Putin ka siguruar 73.9 përqind të tyre, duke mundur lehtë konkurrentin më të afërt.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i Partisë Komuniste, Pavel Grudinin, ka dalë i dyti me 15.7 përqind të votave, i ndjekur nga ultranacionalisti Vladimir Zhirinovsky me 6.9 përqind dhe gazetarja Ksenia Sobchak me 1.3 përqind. Katër kandidatët e tjerë kanë marrë më pak se 1 përqind.

Udhëheqësi kryesor i opozitës, Alexei Navalny, nuk është lejuar të garojë në zgjedhje.

Sipas mediave ruse, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 63.7 përqind - më e ulët se në zgjedhjet e vitit 2012.

Fushata e Putinit ka shpresuar për pjesëmarrje më të madhe që do t'i jepte atij mandatin më të fuqishëm të mundshëm.

Duke hedhur votën e tij në Moskë, Putin ka thënë se "çdo" rezultat që i lejon atij të vazhdojë si president, do të ishte një "sukses".

"Jam i sigurt se programi që ofroj unë, është i duhuri", ka thënë Putin.

Videot e postuara në mediat sociale kanë treguar parregullsi në disa qytete në Rusi. Sipas disa pamjeve, zyrtarët zgjedhorë i kanë mbushur kutitë me fletëvotime.

Por, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, shefja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova, ka thënë se nuk ka pasur shkelje të rënda.

Me vlerësime të larta dhe me kontroll në të gjitha nivelet e pushtetit, Putin është pritur t'i fitojë zgjedhjet.

Ai është zgjedhur për herë të parë president i Rusisë në vitin 2000, pasi presidenti Boris Yeltsin ka dhënë dorëheqje në ditën e fundit të vitit 1999 dhe e ka bërë atë ushtrues detyre.

Që nga ajo kohë, Putin ka qenë në pushtet herë si president, herë si kryeministër.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test