Spiuni rus “u helmua në veturën e tij” - Bota Sot
Spiuni rus “u helmua në veturën e tij”

Evropë

E diel, 22 prill 2018

Spiuni rus “u helmua në veturën e tij”

Më: 18 mars 2018 Në ora: 21:38
Ilustrim

Ish-spiuni rus dhe vajza e tij mund të jenë helmuar përmes ventilimit të sistemit në veturën e tyre, pohojnë ekspertë të inteligjencës britanike.

Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia janë gjetur në një park në Salisbury, Wiltshire, pak kohë pasi ishin ekspozuar nga agjenti vdekjeprurës nervor.

Mediat amerikane tash shkruajnë se ata mund të jenë ekspozuar nga helmimi përmes ventilimit në BMW-në e tij.

Ata të dy ishin parë në veturën e Skripal pak orë pasi që ishin sëmurë si pasojë e helmimit.

Mediat amerikane pohojnë se 38 persona mund të jenë kontaminuar me helmin toksik Novichok.

"Është një substancë nga koha e Luftës së Ftohtë, diçka për të cilën rusët kishin deklaruar se nuk e kanë”, tha një zyrtar i lartë i inteligjencës britanike, shkruan Dailystar.    

Pretendimet e fundit vijnë pas atyre të MI5 se agjenti rus mund të jetë helmuar nga një mini-dron që bartte helmin në formë pluhuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test