500 mijë hungraez kundra Sorosit në një Miting të madh në Budapest para zgjedhjeve të 8 Prillit - Bota Sot
500 mijë hungraez kundra Sorosit në një Miting të madh në Budapest para zgjedhjeve të 8 Prillit

Evropë

E enjte, 20 shtator 2018

500 mijë hungraez kundra Sorosit në një Miting të madh në Budapest para zgjedhjeve të 8 Prillit

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 19 mars 2018 Në ora: 16:11
Mitingu në Budapest

Hungaria do t'i mbajë zgjedhjet parlamentare më 8 prill, njoftojnë sot mejetet e informimit në SHBA, duke iu referuar lajmeve të koorespondeteve të tyre nga Budapesti, ku dje u hap fushata elektorale .

Simbas, analistëve amerikan të këtyre zgjedhjeve, Partia Fidesz e kryeministrit Viktor Orban, pritet të fitojë mandatin e tretë në pushtet, tha CNN.
Po ashtu simbas tyre Kryeministri Orban, i ka shfrytëzuar tetë vjetët në zyrë për të rishkruar Kushtetutën dhe për të centralizuar pushtetin, duke i plotësuar postet në Bankën Qendrore, në Zyrën e Auditorit Qendror dhe në Prokurori me besnikë të partisë, duke përforcuar pozitat e tij edhe në këto zgjedhje.
Megjithse, reformat e tij, të tilla si tatimet e rënda sektoriale dhe masat që prekin gjyqësorin dhe mediat, i kanë shkaktuar konflikte me Bashkimin Evropian, Orban, përsëri thuhet se nuk ka pasur luhatje në udhëheqje, apo humbje besimi edhe pse Brukseli dhe Budapesti, po ashtu janë përplasur rreth migrimit, të cilin Orban e kundërshton fuqishëm.

Një betejë tjetër e suksesshme, gjatë mnadatit të dytë të fituar deri tani nga kjo parti e djathtë hungareze, ka qenë ajo në “luftën" mes Kryeministrit hungarez Viktor Orbán, dhe financuesit, e miliarderit të krahut të majtë Izaraelit që ka lindur në Hungari George Soros.

Dje, në një fjalim inspirues në qendër të Budapestit, ku shtypi amerikan thotë se morën pjesë mbi 500 mijë vetë, Partia Fidesz e kryeministrit Viktor Orban, ka nisur fushatën për zgjedhjet e 8 Prillit, duke sulmuar ashpër edhe një her George Sorosin dhe fondacionit të tij Shoqëria e Hapur (Open-Society) për ti nxjerr jasht ato nga Hungaria.

"Siç thanë me të drejtë paraardhësit tanë, një popull frikacak vdes. Ne kemi luftuar gjithmonë, dhe ne kemi fituar gjithmonë në fund. Kemi kthyer Sulltanin në shtëpi dhe jeniçerët e tij, ne kemi nxjerrë jashtë Perandorin e Habsburgëve me ushtarët e tij, nxorrëm jashtë sovjetikët dhe shokët e tyre bolshevikë, dhe tani erdhi ora të nxjerrim jashtë George Sorosin dhe rrjetet e tij. Ne kërkojmë që ai të kthehet në Amerikë dhe të kujdesen atje për të!” tha kryetari i Partisë Fidesz - Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, para gjysmë milioni hungarezve dje në Budapest, në hapjen e fushatës për zgjedhjet e 8 Prillit.

Sorosi dihet se është hungarez me origjinë hebreje dhe që nga fundi i viteve 1980 përmes fondacionit të tij Shoqëria e Hapur (Open-Society), ai ka investuar miliarda Euro për projekte sociale dhe për shtetin ligjor në Europën Lindore, ku vetëm në Hungari, ai ka lëvruar 350 milionë Euro.

Ndërkaq, Viktor Orbán, është vet një ish-bursant i Sorosit, i cili e ka shpallur qysh prej pesë vjetësh miliarderin si armikun kryesor dhe nuk lë rast pa e sulmuar atë, si edhe ky më fundit dje në Budapes ku morën pjesë gjysmë milion hungarez.

Politikani hungarez dhe anëtari i partisë Fidesz të Viktor Orbanit, Lajos Kosa, simabs shtypit amerikan thuhet se ka njoftuar planin për studimin masiv të ndihmave dhe investiemeve të fondacionit Soros - Shoqëria e Hapur (Open-Society) e cila vetëm në Hungari,.

"Konsultimet kombëtare" nuk janë të reja për qeverinë e Orbanit, të cilët në mënyrë të përsëritur kanë shikuar qytetarin mesatar hungarez për mendimet e tyre, për çështje të ndryshme të politikave që nga viti 2010”, thotë Lajos Kosa.

Qeveria hungareze, shkruan shtypi amerikan, ka bërë fushatë të vështirë kundër ndikimit të miliarderit hungarez-amerikan dhe rrjeteve të organizatave joqeveritare (OJQ-ve) nëpërmjet fondit të financuesit, miliarderit të krahut të majtë George Soros - Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur në Hungari.
Kryeministri Orbán, tha më parë këtë vit se qëndrimi i Bashkimit Europian mbi migrimin masiv ishte duke ndjekur "planin e emigrantëve Soros". Orbán, tha se plani përfshinte përfshirjen e një milion e më shumë emigrantëve në Europë, çdo vit dhe qëllimi i tij afatgjatë ishte erozioni i sovranitetit kombëtar të shteteve Europiane.

Gjatë verës, qeveria hungareze lëshoi ??një fushatë posterash për të rritur ndërgjegjësimin e hungarezve kunder veprimtarive të Sorosit. Disa u përpoqën të etiketonin posterët ne Hungari, si "antisemitikë", kur z. Soros, vjen nga një sfond hebre, por me pranimin e tij nuk praktikon asnjë fe.

Akuzat u hodhën shpejt nga ministria e jashtme izraelite, të cilët e përplasën Sorosin, duke thënë se ai ishte pas grupeve që shpifnin shtetin hebre. Një anëtar i partisë së djathtë Likud të udhëhequr nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, shkoi edhe më tej duke propozuar një "ligj Soros" i cili do të frenojë donacionet, ndaj organizatave anti-izraelite.

Pak kohë pasë, asaj vizite shtetërore në Hungari, kryeministri izraelit, tha se Hungaria ishte "në ballë" të luftimit të antisemitizmit. "Unë gjithashtu dua t'ju falënderoj, Kryeministërin Orban, për ngritjen në këmbë për Izraelin në forume ndërkombëtare. Ju keni bërë atë kohë dhe e bëni përsëri, "tha Netanyahu.
Ndikimi i Soros dhe i OJQ-ve, sipas diasa analistve thuhet se ka dëmtuar seriozisht gjatë viteve të fundit edhe disa vende në Europën Qendrore dhe Lindore, duke përfshirë edhe Shqipërinë me Kryeministrin Edi Rama, i njohur ndryshe edhe si mik personal e miliarderit të majt dhe pa fe, George Soros.
Sipas një raporti të vitit të kaluar nga Politico, hetimet e kryera nga Breitbart News, tregojnë se : “George Soros, kanë qenë një faktor kyç në ardhjen në pushtet të Edi Ramës”.

Ndërkohë, që në Shqipëri George Soros, është një personazh i anatemuar shumë nga politika dhe media, ai shihet si sponsori kryesor në politikë i Edi Ramës, Erion Veliajt dhe disa figurave të tjera.

Aqasa gjatë fushatës elektorale, për zgjedhjet Presidenciale në SHBA, dy vjet më parë manjati hungarezo - izraelit, investojë shumë kundra ish kandidatit Donald Trump, dhe përkrahur Hillari Klinton me të gjitha format kundër tij, përfshi këtu edhe daljen në CNN të disa Kryeministrave për të folur kundër kandidatit republikan, si Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Deklaratat e ashpra të Kryeministrit Edi Rama, kundër Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale, patën marrë vëmendjen edhe të Washingtonit, kur ato janë kritikuar edhe nga ish-zëdhënësi i Pentagonit, J.D Gordon, mbasi zgjedhjet për President 2016 përfunduan në SHBA.

Ish-zëdhënësi i Pentagonit, J.D Gordon, gjatë një interviste televizive për Televizionin kombëtar FoxNews, ka thënë se kryeministri shqiptar Edi Rama, po udhëheq një parlament të korruptuar dhe se është i lidhur me korrupsionin, duke kujtaur miqësinë e Ramës me Goerge Sorros.

“E dini që këtë javë ishte në Washington miku i ngushtë i George Soros,(bëhet fjalë për vitin 2016) i cili ka qenë i ftuar nderi në dasmën e Edi Ramës. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë zhvilloi takime në Shtëpinë e Bardhë. Ky njeri foli për Donald Trump dhe tha që përbën rrezik për civilizimin. Dhe e dini kush e thotë këtë, Edi Rama i cili është në krye të një parlamenti të korruptuar, që është i lidhur me korrupsionin. Ne duhet t’u themi këtyre liderve europianë që të mos fusin hundët në politikën tonë të brendshme”, tha ish-zëdhënësi i Pentagonit.

Ndërkohë, edhe Sorosi,thuhet se ka qenë kritik ndaj disa udhëheqësve populistë në të gjithë Europën, që i kan bërë jehonë kritikave të Presidentit Trump, për të, nga që ai mbështeti Hillary Clinton në garën presidenciale të vitit 2016, dhe e kanë akuzuar Sorosin se po përpiqet të manipulojë politikën në vendet e tyre.

Nga ana e tij manjati i majt dhe i pa fe, George Soros, në fjalim vitin e kaluar në Bruksel, u përqendrua më gjerë në ndryshimet në Bashkimin Evropian, dhe u bëri thirrje institucioneve të bllokut të veprojnë kundër disa shteteve të cilat po punojnë sipas tij, kundra sfidave të demokracisë që paraqiten nga Hungaria dhe Polonia, ku partia qeverisëse, e udhëhequr nga Jaroslaw Kaczinski, ka marrë një kurs të ngjashëm kundër OJQ-ve, si ajo e Kryeministrit Viktor Orban në Hungari.

Në fjalimin e tij Bruksel vitin e kaluar, z. Soros, tha, "Demokracia nuk mund të imponohet nga jashtë; ajo duhet të pohohet dhe të mbrohet nga vetë populli ".

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test