I refuzohet pija alkoolike, sulmon me granatë! - Bota Sot
I refuzohet pija alkoolike, sulmon me granatë!

Evropë

E mërkurë, 18 korrik 2018

I refuzohet pija alkoolike, sulmon me granatë!

Më: 20 mars 2018 Në ora: 15:58
Ilustrim

Dy persona u vranë dhe disa të tjerë plagosen në Kishinjev, kryeqyteti i Moldavisë, për shkak të shpërthimit të një granate të aktivizuar nga një person, të cilit i ishte refuzuar shitja e një pijeje alkoolike.

”Shpërthimi ndodhi rreth orës 12:00, në një restorant të vogël në qendër të kryeqytetit moldav”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton AFP.

Sipas të njëjtit burim, dy persona kërkuan të blejnë pije alkoolike, por një punonjëse e lokalit refuzoi dhe njëri prej tyre hodhi një granatë.

Shefi i zyrës së hetimeve të policisë moldave, Alexandre Panzari, u shpreh se ky person kishte debatuar me punonjësen sepse kishte kërkuar të largohej pa paguar edhe 10 paketa cigare.

Ish-republika sovjetike që ndodhet mes Rumanisë dhe Ukrainës, Moldavia, është një prej vendeve më të varfra të Evropës.

Sipas statistikave të publikuara në vitin 2015 nga Banka Botërore, konsumi i alkoolit për banor është 17,4 litra, thënë ndryshe vendi i parë në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test