Gasprom paralajmërim reduktim të dërgesave të gazit

Evropë

Gasprom paralajmërim reduktim të dërgesave të gazit

Më: 9 prill 2018 Në ora: 16:04
Ilustrim

Njeriu i parë i Gaspromit, Aleksej Miller, deklaroi se Rusia po shqyrton reduktimit të dërgesave të gazit përmes Ukrainës.

Ai tha se dërgesat mund të bien deri në 15 miliardë metra kub në vit, pas hyrjes në funksion të gazsjellësit "Rrjedha turke” dhe Rrjedha veriore 2. Ndërsa ka hedhur poshtë spekulimet për ndalimin e plotë të dërgesave përmes Ukrainës për shkak të situatës politike në atë vend.

Shefi i Gaspromit paralajmëroi se Rusia ka obligime ndaj Ukrainës dhe vendeve tjera fqinje, të cilat do t’i respektojë në tërësi.

Ndryshe, dy të tretat e sasisë së gazit të nevojshëm vendet anëtare të BE-së i importojnë nga Rusia dhe Norvegjia, dhe vetëm një të tretën e prodhojnë vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat