Erdogan do të mbajë tubim në Sarajevë - Bota Sot
Erdogan do të mbajë tubim në Sarajevë

Evropë

E shtunë, 18 gusht 2018

Erdogan do të mbajë tubim në Sarajevë

Më: 20 maj 2018 Në ora: 12:18
Erdogan do të mbajë tubim në Sarajevë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pritet të mbajë një tubim zgjedhor në Sarajevë para komunitetit turk në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ky zhvillim vjen pasi disa shtete të Bashkimit Evropian kanë ndaluar mbajtjen e tubimeve të tilla.

Erdogan do të mbajë tubim në Sarajevë për zgjedhjet presdienciale dhe parlamentare turke, që janë paraprarë të mbahen më 24 qershor.

Tensionet mes Turqisë dhe BE-së u rritën vitin e kaluar, pasi shumë shtete ia ndaluan Qeverisë turke që të mbajë tubime për referendumin, që ia rriti fuqitë presidentit turk.

Mediat në Bosnjë kanë raportuar se rreth 20 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në qendrën sportive Zetra, ku Erdogan do të mbajë tubimin.

Janë rreth 3 milionë turq që jetojnë në Evropë dhe që kanë të drejtë vote në zgjedhje. Shumica prej tyre, rreth 1.4 milion jetojnë në Gjermani.

Austria dhe Holanda kanë njoftuar se nuk do të lejojnë që tubime zgjedhore nga politikanët turk të mbahen në shtetet e tyre.

Megjithatë, Sarajeva ka marrëdhënie të ngushta me Ankaranë.

“Ne do t’i tregojmë se ai (Erdogani) se ka miq që janë krenarë me të”, ka thënë lideri i myslimanëve të Bosnjës, Bakir Izetbegoviq.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test