Gjykata Evropiane me vendim në favor të homoseksualëve

Evropë

Gjykata Evropiane me vendim në favor të homoseksualëve

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 13:19
Ilustrim

Një shtetas i Rumanisë ka fituar të drejtën që ta marrë në shtetin e tij partnerin nga Amerika.

Kjo falë vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e cila ka vendosur në favor të tij, duke mundësuar që çifti të jetojnë bashkë në Rumani, 9 vjet pasi ishin martuar në Belgjikë. Kjo ka bërë që t’u njihet e drejta e qëndrimit në BE, partnerëve të së njejtës gjini.

Më herët gjykata e cila nuk njeh martesat në mes të gjinisë së njejtë, kishte thënë se amerikani nuk i kishte të drejtat e partnerit në bazë të ligjeve të BE-së, raporton BBC, përcjell KosovaPress.

Mirëpo, Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka argumentuar se termi “partner” nuk është i kufizuar në gjini. Gjykata ka nxjerrë po ashtu në pah se shtetet anëtare të BE-së, duhet t’i njohin martesat homoseksuale të kryera në shtet e tjera të organizatës.

Adrian Coman dhe partneri i tij amerikan Clai Hamilton ishin martuar në Bruksel në vitin 2010. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat