Arrestohet shefi ekzekutiv i Audi-t - Bota Sot
Arrestohet shefi ekzekutiv i Audi-t

Evropë

E enjte, 19 korrik 2018

Arrestohet shefi ekzekutiv i Audi-t

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 18:18
Rupert Stadler, shefi ekzekutiv i fabrikës gjermane të makinave Audi.

Rupert Stadler, shefi ekzekutiv i fabrikës gjermane të makinave Audi, u arrestua në kuadër të hetimeve të një skandali me shkarkimin e gazrave.

Një zëdhënës i Volkswagen-it, i cili posedon Audin, konfirmoi arrestimin e tij.

Prokurorët e Mynihut thanë se kanë vepruar për të shmangur rrezikun që Stadler të manipulojë me provat.

Skandali ka shpërthyer tre vjet më parë, kur është zbuluar se makinat janë pajisur me pajisje që falsifikojnë testet e shkarkimit të gazrave.

Pajisjet fillimisht janë gjetur në makinat e Volkswagen-it, por edhe dega e tij Audi ka qenë e përfshirë në skandal.

Muajin e kaluar, ajo ka pranuar se edhe 60,000 modele të reja A6 dhe A7 me motorë me naftë, kanë pasur probleme me softuerët e shkarkimit të gazrave.

Vitin e kaluar, Audi ka tërhequr 850,000 makina nga tregu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test