Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, nuk ka tymosur asnjëherë në jetën e saj bimë të ndaluara të llojit Cannabis sativa.
Mediat britanike shkruajnë sot që zëdhënësi i Zyrës së Kryeministrisë në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë një konference për media, është përgjigjur shkurt ‘Jo’ kur është pyetur nëse May ka tymosur ndonjëherë marihuanë.
61 vjeçarja e kishte marrë detyrën e udhëheqjes së qeverisë dy vite më parë, ndërsa së fundi në Britani është shumë aktual debati i lejimit të përdorimit të marihuanës si bimë mjekësore.
Disa vende të ndryshme të botës tashmë kanë lejuar me ligj përdorimin dhe posedimin e kësaj bime për qëllime mjekësore, duke përfshirë SHBA’të, kurse shtete të tjera kanë shkuar edhe një hap më larg duke legalizuar përdorimin e marihuanës për qëllime rekreacionale.