Ndotja e ajrit ndikoi në vdekjen e 9 vjeçares

Evropë

Ndotja e ajrit ndikoi në vdekjen e 9 vjeçares

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 08:28
Ella Kissi-Debrah ka përjetuar tri vite kriza dhe qëndrime të gjata në spital, para vdekjes së saj në vitin 2013

Vdekja e një 9 vjeçareje në Britani të Madhe, është lidhur me nivelin e lartë të ndotjes së ajrit.

Ella Kissi-Debrah ka përjetuar tri vite kriza dhe qëndrime të gjata në spital, para vdekjes së saj në vitin 2013. Përgjatë asaj kohe, niveli i ndotjes së ajrit kishte thyer rregullat legale të lejuara na BE, raporton BBC.

Në të kaluarën asnjë vdekje nuk ka mundur të lidhet direkt me ndikimin e ndotjes së ajrit.

Sipas një raporti të hartuar nga njëri prej ekspertëve më të njohur të astmës në Britani, ka pasur një lidhje të fortë në mes të emergjencës së Ellas për në spital dhe dioksidit të nitrogjenit dhe PM10, që janë ndotësit më të dëmshëm.

Aty tutje thuhet se 9 vjeçarja nuk do të vdiste nga astma, nëse niveli i ndotjes së ajrit nuk do të ishte në shkallët ilegale.

Ella zakonisht e ka bërë në këmbë rrugën për në shkollë, një rrugëtim që asaj i ka marrë 30-40 minuta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat