Kreu i Gardës ruse sfidon në duel Navalny-n

Evropë

Kreu i Gardës ruse sfidon në duel Navalny-n

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 22:22
Viktor Zolotov, i cili presupozohej të ishte Bodyguardi i Vladimir Putin, i premtoi Navalny-t “shpagim”, dhe tha se me të “do të bënte lëng mishi”.

Kreu i Gardës Kombëtare të Rusisë ka ngarkuar një video, ku sfidon udhëheqësin e opozitës dhe aktivistin anti-korrupsion Alexei Navalny në një duel.

Viktor Zolotov, i cili presupozohej të ishte Bodyguardi i Vladimir Putin, i premtoi Navalny-t “shpagim”, dhe tha se me të “do të bënte lëng mishi”.

Navalny postoi një video muajin e kaluar duke pretenduar se udhëheqësit e Gardës Kombëtare ishin të korruptuar – duke zemëruar Zolotov.

Navalny është aktualisht në burg për thyerjen e ligjeve kundër protestave. Ai është udhëheqësi më i shquar i opozitës në Rusi dhe ka udhëhequr protesta kombëtare kundër autoriteteve te ndryshme.

Megjithatë, ai u ndalua të kandidonte për president këtë vit për shkak të një dënimi për përvetësim të cilin ai e përshkruan si të motivuar politikisht. Muajin e kaluar Navalny lëshoi një raport mbi Gardën Kombëtare, duke pretenduar se udhëheqja e saj bleu ushqime nën standard për ushtarët e saj, me çmime të fryra, si pjesë e një skeme të korruptuar. Ditë më vonë ai u dënua me burg për 30 ditë, për organizimin e një proteste të paautorizuar në janar.

Zolotov dënoi akuzat e Navalny në videon e së martës, duke i quajtur ato “gënjeshtra ofenduese dhe të uleta”.

“Askush nuk ju ka dhënë një goditje cilësore nga pas. Unë thjesht ju bëj thirrje në një duel. Unë premtoj të bëj një biftek të lëngshëm me ju në vetëm pak minuta”, tha Zolotov.

Ish-shefi i fushatës së z Navalny Leonid Volkov tha se Zolotov kishte bërë disa “kërcënime shumë serioze” – por gjithashtu tallet me videon e tij, duke thënë se ai “duhet të ketë harruar” se udhëheqësi i opozitës është në burg dhe nuk mund të përgjigjet. Zëdhënësi i Vladimir Putin Dmitri Peskov tha se mbështeti opinionin e Zolotov, sepse “shpifja duhet të shuhet qe ne buze”, por shtoi se ai nuk mendonte se video llogaritej si një kërcënim fizik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat