Paralajmërohen investime turke në Ferizaj

Ferizaj

Paralajmërohen investime turke në Ferizaj

Nga: B.S Më: 27 janar 2017 Në ora: 15:19
Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, priti një grup afaristësh nga Turqia

Një grup i afaristëve nga Turqia u prit sot nga kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, për të bashkëbiseduar rreth investimeve të mundshme në Ferizaj, njofton kumtesa komunale.

Në emër të grupit, Mustafa Ulu nga firma ANKON, trade holding sh.p.k., e njoftoi udhëheqjen e Ferizajt me planet dhe synimet e këtyre afaristëve.

Sipas Ulu, Ferizaj do të jetë qendra e investimeve të firmës ANKON, e cila po shtrihet në disa komuna të Kosovës. Ai tha se interesimet janë për të investuar në bujqësi e blegtori, për ç’gjë do të bëhen analizat e cilësisë së tokës, sidomos për kultivimin e pemës goji berry, pastaj do të ngriten laboratorë për analizat e cilësisë e produkteve, të cilat do të certifikohen si brendi për tregun e Evropës.

Veç kësaj, afaristët turq u shprehën se kanë ndërmend të ngrisin edhe një objekt të madh në Prelez për organizimin e panaireve me cilësi dhe përmasa të mëdha, kurse në fazën e mëvonshme do të shikojnë mundësitë e investimeve për një zonë industriale, ku do të ngriteshin kapacitete për industrinë e tekstilit, të lëkurës etj.

Ata gjithashtu u interesuan që së bashku me Komunën, të hapin shkolla trajnimi për fuqinë punëtore që do të angazhohej në këto projekte.

Kryetari Svarqa mirëpriti synimet e afaristëve turq dhe u premtoi mbështeje nga pushteti lokal për të gjitha nismat që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të komunës së Ferizajt./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat