12 vjet burg për vrasjen e vitit 2014 - Bota Sot
12 vjet burg për vrasjen e vitit 2014

Ferizaj

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

12 vjet burg për vrasjen e vitit 2014

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 17:04
Gjykata Themelore, Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Taulant Tërstena, i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohej për një vrasje të kryer në vitin 2014.

Trupi Gjykues i Gjykatës në Ferizaj pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave dhe dëgjimit të fjalës përfundimtare, e ka dënuar të akuzuarin me 12 vjet burg.

Tërstena akuzohej se më 15 janar 2014, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.M.

Vrasja kishte ndodhur derisa i ndjeri që po e drejtonte veturën i shoqëruar me disa persona të tjerë, me të parë të pandehurin e kishte ndalur veturën për të biseduar me dorasin, i cili gjithashtu shoqërohej nga disa persona.

Sipas aktakuzës, sapo ka dalë nga vetura, kishte filluar fjalosja në mes të të ndjerit dhe një personi të pranishëm në vendin e ngjarjes. I pandehuri ia kishte afron revolen në kokë B.K, ndërsa tani i ndjeri A.M kishte dalë nga vetura duke e lutur që ta ulë armën dhe të merren vesh. Në atë moment, sipas aktakuzës, i pandehuri kishte nxjerrë një thikë me të cilën e kishte goditur godet të ndjerin A.M. në anën e djathtë të gjoksit dhe si rrjedhojë e plagëve të marra dhe gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme nga dëmtimi i zemrës dhe mushkërisë A.M. kishte vdekur përderisa i pandehuri ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test