Visar Ymeri: Vota për Faton Topallin është votë për të ardhmen e ndritur të Ferizajit - Bota Sot
Visar Ymeri: Vota për Faton Topallin është votë për të ardhmen e ndritur të Ferizajit

Ferizaj

E hënë, 11 dhjetor 2017

Visar Ymeri: Vota për Faton Topallin është votë për të ardhmen e ndritur të Ferizajit

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 18:13
Visar Ymeri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, e ka filluar fjalimin e tij në Ferizaj duke thënë se fitoret e vërteta janë bashkime popullore.

“E ardhmja për Ferizajin është e garantuar sepse bashkimi e angazhimi po ndodh tash. Vetëm kështu shpresa shtyn drejt realitetit dhe i largohet iluzionit.Kush shpreson punon. Kush punon ka arsye për të shpresuar. Ferizaj ka shpresë sepse puna ka filluar.Fatoni ka fat sepse është i Ferizajit. Ferizaj është me fat se do të marrë shërbimet nga FatonTopalli”, tha Ymeri gjatë këtij tubimi.

Ai ka përmendur rritjen e VV’së në zgjedhjen e 11 qershorit, duke e quajtur një fitore të madhe.

Teksa ka folur për kundërkandidatët e Faton Topallit, ai ka thënë se ata do të humbin përballë Faton Topallit, dhe asnjëri nga ta nuk mudn të japin diçka të mirë, pasi që janë brenda projekteve të gabuara.

“Për Ferizajin,  22 Tetori është datë e veçante. Deri tash Ferizaji e ka njohur Lëvizjen si rezistencë. Shumë më herët, gjatë viteve të 80-ta, Ferizaji e ka njohur edhe FatonTopallin në rezistencë. Por, pas 22 Tetorit, Ferizaj do t’I njoftojë Fatonin bashkë me Lëvizjen në qeverisje, në shërbim të qytetarëve”, tha po ashtu gjatë këtij tubimi, Visar Ymrti.

Ai shtoi se duke e votuar numrin 10, e kandidatët për Kuvendin Komunal, Ferizaji do ta fitojë përparimin, barazinë, rregullin, pastërtinë, gjelbërimin, ambulantën, shkollën, mjekun, mësuesin, punën, bujqësinë, shërbimin, publiken.

“Prandaj më 22 Tetor mendjen top e ftohtë, zemrën plot e ngrohtë, lapsin fortë në dorë, e dorën te numri 10, te Faton Topalli, te Lista e Lëvizjes, te e ardhmja e ndritur e Ferizajit”, ishte porosia e kryetarit të VV-së, Visar Ymeri, në tubimin e mbajtur në Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test