AVONET: Sheshi i Ferizajt ende pa përfunduar punimet nis të shkatërrohet - Bota Sot
AVONET: Sheshi i Ferizajt ende pa përfunduar punimet nis të shkatërrohet

Ferizaj

E martë, 12 dhjetor 2017

AVONET: Sheshi i Ferizajt ende pa përfunduar punimet nis të shkatërrohet

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 22:29
Ilustrim

Rrjeti i OJQ-ve AVONET përmes një komunikate për media thotë se një pjesë e sheshit ende të papërfunduar të Ferizajit, ka filluar të dëmtohet.

AVONET thotë se me shqetësim jashtëzakonisht të madh sot ka parë për së afërmi gjendjen të cilën e quan rrënuese të sheshit në Ferizaj.

“Ftojmë  institucionet e komunës së Ferizajt që sa më parë të reagojnë dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të mundësuar realizimin e punimeve cilësore”, thuhet në komunikatë.

“Kohë më parë, përkatësisht që nga fillimi i punimeve të ndërtimit të këtij sheshi kemi reaguar lidhur me cilësinë e dobët të realizimit të punimeve, prandaj edhe përmes këtij reagimi i bëjmë thirrje organeve përkatëse të cilat janë  përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të punimeve të këtij projekti që të reagojnë sa më parë dhe të ndërmarrin të gjitha masat e duhura për përmirësimin e kësaj gjendje”, thuhet në fund të reagimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test