Svarqa: Ekonomia e Ferizajt shembull për gjithë Kosovën - Bota Sot
Svarqa: Ekonomia e Ferizajt shembull për gjithë Kosovën

Ferizaj

E enjte, 14 dhjetor 2017

Svarqa: Ekonomia e Ferizajt shembull për gjithë Kosovën

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 23:21
Sfarqa

Në takimin e mbrëmshëm me qytetarët e Ferizajt, Muharrem Svarqa dha disa statistika pë ekonomike gjatë mandatit 4 vjeqarë

Ferizaj sotëm për nga numëri banorëve por edhe për shkak të zhvillimit të hovshëm ekonomik tashmë është fuqia e dytë ekoonimike në Kosovë  duke diktuar kështu edhe zhvillimet e përgjthshme në Kosovë.

Të dhënat e fundit nga qendra komunale e regjistrimit të bizneseve flasin për një rritje enorme të numrit të atyre që kanë hapur biznese të reja por edhe që kanë zgjeruara kapacitetet e tyre.

Në këtë rrafsh komuna ka luajtur një rol majft të rëndëisishëm në krijimin e infrastrukturës së nevojshme në radhë të parë të asaj rrugore që i prin hapjes së bizneseve dhe zgjerimit të tyre
“Ne afaltimet më nuk i shohim si përmirsim kushtesh për të jetuar, por si përgatitje terreni për t’u forcuar ekonomikisht këto vendbanime” thotë kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa.

Ai ka sqaruar më tutje se si komunë kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në të bërit biznes duke zgjidhur shumë halle të qytetarëve që lidhen me mirëjetesën e tyre.

“Kemi bërë ndërhyrje edhe në zgjidhjen e problemeve të banimit. Kemi liruar banesat e uzurpuara. Kemi krijuar hapësira të reja për shkolla, qendra të mjekësisë familjare, kemi ndërtuar objekte sportive dhe do të vazhdojmë më ritën edhe më të mire.  Komuna e Ferizajt në mesin e 11 mijë e 887 ka rreth 20 biznese të huaja, ka një interesim të jashtëzakonshëm të huaj, por ata nuk i sjell komuna por bizneset që bashkëpunojmë me ta. Bizneset ferizajase kanë pushtuar pjesë të Evropës deri në Kinën e largët” pohon ai.

Vetëm një fshat i komunës së Ferizjat tashmë ka brenda tij 200 biznese që është një shembull i rrallë në gjithë ekonominë e rajonit . Gremja ka 10 mijë banorë të cilët jetojnë nga forcat e veta shumica prej tyre duke u marrë me përpunimin e drurit.Kurse  edhe eksporti tashmë është njëri ndër hapat e mbarë  duke përmebdur tregtinë me këpucët që prodhohen në Ferizaj  e që ka pushtuar tregjet deri në Bonsjë dhe Hercegovinë

Në këtë mes i pari i komunës së Ferizajt shpesh e përmend edhe tregtinë me automjete që e ka bërë mjaft të njohur Ferizajn së fundi.

Kryetari Svarqa ka thënë se në Ferizaj është hequr participimi në mandatin e tij, ku askush nga  qytetarët nuk ka paguar për investimet e bëra dhe ky vendim ka ndikuar drejtëpërdrejt në xhepin e familjeve ferizjase.

Dhe ky stabilitet buxhetor ka ndikuar dukshëm edhe në pagesën e tatimeve e veçanarisht tatimit në pronë që ka shënuar inkasime të dukshme gjatë këtyre 4 viteve deri në 1 milionë e 400 mijë euro për një vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test