Ja kë do ta përkrahë Vetëvendosja në Ferizaj - Bota Sot
Ja kë do ta përkrahë Vetëvendosja në Ferizaj

Ferizaj

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Ja kë do ta përkrahë Vetëvendosja në Ferizaj

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 13:35
Faton Topalli

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare për zgjedhjet lokale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), partitë dhe kandidatët tashmë kanë filluar të mendojnë për koalicionet dhe marrëveshjet me partitë tjera nëpër komuna, para balotazhit të 19 nëntorit.

Një ndër qytetet me rezultatin më të ngushtë nga zgjedhjet e 22 tetorit është Ferizaj, ku kandidati i PDK’së, Agim Aliu, ka fituar raundin e parë me 39.16 përqind të votave, apo vetëm 4 mijë vota më shumë se Muharrem Svarqa i LDK’së. Përafërsisht i njëjtë është edhe ndryshimi në rezultat në mes të Svarqës dhe Faton Topallit nga Vetëvendosje, që ka përfunduar i treti me 10 mijë e 604 vota.

Topalli, i kontaktuar nga media ka thënë që Vetëvendosja ende nuk ka vendosur se kë do ta përkrahë në balotazh, teksa ka shtuar që ky vendim i takon strukturave të partisë.

“Jemi duke diskutuar brenda lëvizjes cili do të jetë qëndimi jonë i përbashkët sa i përket balotazhit. Deri tash nuk kemi sjellë një vendim”, ka thënë Topalli, duke shtuar që vendimi se kë do ta përkrahë VV’ja në Ferizaj i takon strukturës ku bën pjesë edhe ai.

Agim Aliu nga PDK dhe Muharrem Svarqa nga LDK do të përballen në balotazh më 19 nëntor, në garën për kryetar të komunës së Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test