Aliu njofton drejtorët për aktivitetet, theks të veçantë infrastruktura

Ferizaj

Aliu njofton drejtorët për aktivitetet, theks të veçantë infrastruktura

Më: 27 prill 2018 Në ora: 14:53
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu paraditen e sotme ka mbajtur mbledhjen e rregullt me drejtorët e komunës.

Aliu njoftoi ata për aktivitetin javor, duke theksuar vizitën e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, me ç ‘rast nga memorandumet e bashkëpunimit që ka nënshkruar kjo e fundit me Ferizajt, ky sektor do të fuqizohet përmes investimeve konkrete, sidomos në sportin lokal siç është financimi i projektit për ndërtimin e Qendrës Sportive në Greme dhe projekte të tjera.

Poashtu, në këtë mbledhje, u njoftua edhe për fazën e përgatitjeve për seancën e radhës të Kuvendit të Komunës, me ç ‘rast drejtorët komunal prezantuan pika e diskutimit që planifikojnë t’i propozojnë për këtë seancë.

Theks i veçantë në këtë takim u vu mbi projekte të ndryshme infrastrukturore për të cilat Kryetari i Komunës, është i vendosur t’i finalizoj me një standard krejt të ri në kualitet dhe punë profesionale si dhe në afatin optimal të kryerjes së punimeve, duke mos toleruar vonesa të paarsyeshme e punime jocilësore për këto projekte.

Gjithashtu, pjesë e diskutimeve në këtë mbledhje të ekzekutivit komunal ishin edhe një numër i projekteve të dorëzuara nëpër agjenci të ndryshme shtetërore e ndërkombëtare, financimi i së cilave do t’i jap një dimension të ri zhvillimit në ato sektor ku janë planifikuar këto projekte. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat