Filmi “Lost Exile”, me premierë edhe në Kosovë

Filma

Filmi “Lost Exile”, me premierë edhe në Kosovë

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 16:13
Pamje nga filmi Lost Exile

“Lost Exile”, flet për historinë e një vajzë që tenton të largohet nga Kosova për në Hungari e ngecë në Serbi, flet më së miri për tmerrin që kaluan emigrantët e Kosovës për një jetë më të mirë,

Në kategorinë e filmave të shkurtër ndërkombëtar në DokuFest, tashmë në konkurrencë është edhe filmi i metrazhit të shkurtër i regjisorit të ri kosovar Fisnik Maxhuni. “Lost Exile”, i cili së fundmi është pranuar edhe në Locarno Film Festival, premierën kosovare do ta ketë në festivalin e filmave të shkurtër dhe dokumentarëve që edicionin e 15-të do ta mbajë nga data 5 deri me 11 gusht, shkruan KultPlus.
“Lost Exile”, flet për historinë e një vajzë që tenton të largohet nga Kosova për në Hungari e ngecë në Serbi, flet më së miri për tmerrin që kaluan emigrantët e Kosovës për një jetë më të mirë. Filmi do të jetë në tri gjuhë, atë shqipe, serbe dhe angleze, ndërsa dy personazhet kryesore i sjellin aktorët May-linda Kosumoviq dhe Arben Bajraktari.

Ky film është kooproduksion ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, është i financuar nga Ministria e Jashtme e Zvicrës si dhe Ministria e Kulturës së Zvicrës e poashtu edhe televizioni nacional i Zvicrës ka financuar dhe i ka blerë të drejtat e filmit, por në Kosovë vetëm Ikonë studio, si kompani ka participuar në buxhet të filmit me një shumë simbolike. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat