Shfaqet premiera e filmit dokumentar për arsyet e jetës së shkurtër të komunitetit RAE

Filma

Shfaqet premiera e filmit dokumentar për arsyet e jetës së shkurtër të komunitetit RAE

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 07:22
Foto ilustrim

BalkanSunflowers Kosova (BSFK), në kuadër të projektit “Healthfor All: Confronting a healthand human rightscrisis”, shfaqë premierën e  filmit dokumentar “LIVES”, i cili paraqet disa nga arsyet e jetës së shkurtër të komuniteteve ashkali, egjiptian dhe rom.

Në këtë ngjarje po ashtu paraqiten disa ‘policybriefs’, të cilët paraqesin situatën shëndetësore të tri komuniteteve të lartpërmendura.

“Qëllimi i këtij projekti është ngritja e vetëdijes e qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve për problemet me të cilat ballafaqohen këto komunitete, dhe paraqitja e disa rekomandimeve për të përmirësuar situatën shëndetësore dhe jetësore të këtyre komuniteteve”, thuhet në një komunikatë për media nga BSFK.

Projekti financohet nga SOLIDAR SUISSE dhe Treasure Club 0.7%, dhe zbatohet nga OJQ  BalkanSunflower Kosova.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat