Anibar hap konkursin për filma dhe shpalos datat për edicionin e tetë të festivalit

Filma

Anibar hap konkursin për filma dhe shpalos datat për edicionin e tetë të festivalit

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 17:24
Ilustrim

Programi i filmave të Anibarit këtë vit vjen me ndryshime. Që nga ky edicion, për herë të parë në Anibar, festivali bën thirrje edhe për filma të animuar të metrazhit të gjatë të cilat do të jenë pjesë e kategorive konkuruese për çmime. Kjo do t’i mundësojë audiencës që të shikojnë prodhimet më të fundit nga bota e filmit të animuar të metrazhit të gjatë.

Lista e plotë e kategorive të filmave:– Ndërkombëtare,– Student,– Ballkan,– Filmat e animuar të metrazhit të gjatë,– Videoklipet e Animuara Muzikore,– Kids and Teen.

Anibar këtë vit do të ndaj gjashtë çmime në vlerë prej 3000 euro, për filmat fitues dhe nga një kurorë (trofeja e Anibar).Data e fundit për të dërguarin filmin tuaj në Anibar është 30 Prill 2017.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat