DokuKino feston trevjetorin me shumë premiera

Filma

DokuKino feston trevjetorin me shumë premiera

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 10:29
DokuKino

“Dhjetori në kinemanë e Prizrenit vjen me filmat më të ri dhe më të mëdhenj që do të shfaqen në ekranin e madh kudo në botë. Gjithashtu këtë muaj, më saktësisht të shtunën më 3 dhjetor, DokuKino festoon 3 vjetorin e hapjes. Për këtë arsye të gjitha filmat që do të shfaqen në ora 13:00, 15:00, 17:00, 19:30 dhe 22:00 do ta kenë çmimin vetëm 2 euro!”, thuhet në njoftimin e drejtuesve të kësaj kinemaje,

Filmat që do të shfaqen përgjatë muajit dhjetor janë: “Inferno”, “Arrival”, “Rouge One: A star Wars Story”, “Underworld: Blood Wars”, “Sing”, “Assassin’s Creed” dhe “Passengers”. DokuKino është kinemaja e vetme funksionale në rajonin e Prizrenit, dhe punon 7 ditë të javës me një kapacitet prej 165 ulëseve. Kinemaja gjendet në Kompleksin Evropa, prapa xhamisë së Sinan Pashës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat