DokuFest, mundësi aplikimin për edicionin e 17-të

Filma

DokuFest, mundësi aplikimin për edicionin e 17-të

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 11:02
DokuFest

DokuFest njofton që ka hapur thirrjen për aplikim për edicionin e 16-të festivalit. Afati i fundit për aplikim është e premte, 28 shkurt, 2017.

“Ftojmë të gjithë autorët e dokumentarëve, filmave të shkurtër, animacioneve dhe filmave eksperimental të aplikojnë me filmat e tyre për edicionin e 16-të të DokuFest, që do të mbahet nga data 4 deri më 12 gusht 2017 në Prizren, Kosovë”, thuhet në njoftimin e festivalit.

Autorët mund të aplikojnë përmes platformave FilmFreeway dhe Reelport. “Ne jemi në kërkim të veprave të reja të cilat eksplorojnë kufijtë, e sfidojnë publikun, eksperimentojnë me stil dhe teknikë apo frymëzojnë me kreativitet”, thonë organizatorët. Edicioni i 16-të i DokuFest-it do mbahet në gusht të vitit 2017, në qytetin e Prizrenit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat