Zharku: Qeveria premton 1 milion euro për QKK-në

Filma

Zharku: Qeveria premton 1 milion euro për QKK-në

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 12:47
Arben Zharku

(E plotësuar)- Filmi “Shok” dhe pjesëmarrja e tij në garën Oscar’s është vlerësuar si arritja më e madhe e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Drejtori i QKK-së Arben Zharku prezantoi sot të gjitha aktivitetet e Qendrës Kinematografike gjatë këtij viti.

Zharku tregoi për promovimin e filmave kosovarë në tregjet e filmit si  Berlinale, Cannes, America Film Market.

Pas ceremonisë së Oscars, QKK, vazhdoi pjesëmarrjen në tregun e filmit ‘European Film Market’, të një ndër festivale më të mëdha të filmit, sic është Berlinale. Këtë vit në Berlinale u shfaq filmi ‘Babai’ nga Visar Morina dhe Lola @ Berlinale.

Zharku:’Shok’, na ka bërë shumë krenar

“Për të gjithë ekipin e Qendrës Kinematografike të Kosovës por edhe Ministrinë e Kulturës, ka qenë një vit shumë i ngarkuar me plot aktivitete. Ajo që na ka kthyer vëmendjen e industrisë së filmit në botë edhe të mediave ndërkombëtare, që na ka bërë krenar padyshim ka qenë filmi ‘Shok’, për Oscar’s që ishte këtë vit dhe ka ndryshuar krejt vëmendjen e partnerëve tanë nëpër botë. Edhe ka treguar seriozitetin e ekipeve kosovare për me bë film edhe për prezantimin në mënyrën më të mirë”, tha Zharku.

Zharku tha se një aktivitet tjetër shumë i rëndësishëm për studentët, është mundësia për edukimin e tyre audio-vizuel, përmes  Memorandumi i  Mirëkuptimin, me shkollën e filmit dhe televizionit të Akademisë së Arteve të bukura në Pragë- FAMU në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Zharku: 1 milion euro për lehtësira financiare

“Diçka që na ka bërë mu ndje shumë të lumtur sivjet, para partnerëve dhe vendeve të rajonit, ka qenë kur e kemi prezantuar listën e filmave që i kemi të gatshëm për Berlinale, 6 filma të metrazhit të gjatë, një numër rekord që ka qenë këtë vit, karshi vendeve të rajonit. Pesë prej tyre nga regjisorët e Kosovës me Maqedoninë . Sigurisht, që duhet me falënderuar shumë ministrinë e Kulturës që ka ndarë buxhet të veçantë për këtë shkollë dhe për këta studentë, që dëshirojnë të studiojnë në shkollën më të mirë të filmit në botë...Sivjet, kemi mbështet 16 projekte me konkurs, në kuadër të marrëveshjes me fakultetin e arteve. Sivjet janë gjiruar 18 filma të ndryshëm 12 filma tjerë janë shfaqë premierë në Kosovë...Hyrja në fuqi e lehtësirave financiare, një fond i veçantë prej 1 milionë euro që ka premtuar qeveria e Kosovës”, tha Zharku.

Këtë vit është bërë edhe propozimi i Kosovës për Oscar, për filmin më të mirë të huaj. Filmi ‘Home Sweet Home’, me skenar nga Zymber Kelmendi, u shfaq në LA screenings për Oscars.

Zharku: Viti 2016, i suksesshëm për filmat nga Kosova

Drejtori Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, tha se viti 2016 ka qenë shumë i ngarkuar për QKK-në.

Ai tha se këto angazhime kanë pasur të bëjnë me promovimin e filmave kosovarë në shumë festivale ndërkombëtare.

Zharku përmendi  suksesin e filmit “Shok”, për të cilin tha se ka tërhequr vëmendjen e partnerëve artistë në botë.

“Filmat e Kosovës kanë qenë shumë të suksesshëm, të cilët kanë vazhduar me marr vëmendje nëpër botë”, tha Zharku.

Ai ka falënderuar Ministrinë e Kulturës që ka ndarë buxhet për edukimin e studentëve jashtë vendit, duke rikujtuar premtimin e qeverisë për ndarjen e 1 milionë eurove për Qendrën Kinematografike të Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat