Lamtumirë Elsa, hapi rrugë Moana-s!

Filma

Lamtumirë Elsa, hapi rrugë Moana-s!

Më: 6 janar 2017 Në ora: 00:43
Ilustrim

Shumë shpejt të gjithë fëmijët, por edhe të rriturit, do të fillojnë të këndojnë “How Far I’ll Go” me zë të lartë. Filmi më i fundit nga Disney, Moana, na ka bërë të gjithëve për vete me personazhin e momentit.

Moana (luajtur nga adoleshentja Hauaiane Auli’I Cravalho) nuk është as princeshë, as mbretëreshë. Ajo është vajza e komandantit të ishullit polinezian dhe që në moshë të vogël po mëson si të përballet me jetën. Ajo është një vajze e zgjuar, trime, kurioze dhe e fortë. Me pak fjalë një shembull i mirë për të gjithë ne. Hidhini një sy trailerit dhe mos e humbisni filmin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat