Julia Roberts pjesë e kastit të filmit të animuar

Filma

Julia Roberts pjesë e kastit të filmit të animuar

Më: 19 janar 2017 Në ora: 21:43
Smurfs: The Lost Village

Julia Roberts do të jetë pjesë e kastit të filmit më të ri të animuar “Smurfs: The Lost Village”.

Roberts do të realizojë zërin e personazhit më të ri femër në këtë film, SmurfWillow. Në një intervistë aktorja u pyet mbi faktin se si ndihet që do të jetë pjesë e kastit të këtij filmi dhe përgjigja e saj ishte shumë e sinqertë.

49-vjeçarja u shpreh se "Smurfs" kanë qenë popullorë që kur ajo ka qenë e vogël dhe vazhdojnë të jenë dhe sot e kësaj dite kështu që për të është kënaqësi që të jetë pjesë e grupit që do të realizojnë këtë film.

Ajo vijoi më tej duke thënë se do të jetë një eksperiencë shumë e bukur. Ndërkohë për zërat e personazheve të tjerë në këtë film do të jenë edhe Demi Lovato, Rainn Wilson së bashku me Joe Manganiello.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat