Këndvështrim jorealis në filmin turk 'Fetih 1453

Filma

Këndvështrim jorealis në filmin turk 'Fetih 1453

Nga: Skifter Këlliçi Më: 30 janar 2017 Në ora: 15:09
Ilustrim

Që në vitin shkollor 1949-50, kur isha nxënës i klasës së 6-të,  nga mësimi  i historisë së Mesjetës, Ve$ te tjerash  mbaj mend këto  data: pushtimin  e Kostandinopolit  nga pushtuesit otomanë dhe rënien e perandorisë bizantine, më 1453, vdekjen  e Gjergj Kastriotit , Skëndërbeu, më 1468, rënien e Krujës në duart e pushtuesve turq, të prira nga sulltan Mehmeti II, më 1478 dhe zbulimin i Amerikës nga Kristofor Kolombi, më 1492. $

Me kalimin e viteve,  tashmë  student i fakultetit gjuhë letërsi të UT-së, po  në lëndën e Historisë së Mesjetës, mësova edhe fakte të tjera rreth pushtimit të Kostandinopolit dhe pastaj Bizantit, trojet e të cilit  morën pastaj emrin Turqi, e cila me pushtime të viseve të tjera të Azisë, Afrikës dhe Ballkanit nga sulltan Mehmeti II, biri i tij, Bajaziti, dhe sulltanëve të tjerë pas tyre, u quajt  Perandoria  Otomane. Dhe tëra këto m’u rikujtuan kur rastësisht në një kanal televiziv kosovar pashë filmin turk

‘Fetih 1453’, prodhim i vitit 2012, që i kushtohet pikërisht  rrethimit dhe pushtimit të Kostandinopolit nga ushtria dhe flota detare otomane, të drejtuara nga sulltan Mehmeti II, pra nga ky ‘fetih’, që në turqisht do të thotë pushtues.

Logjikisht  një film i tillë duhej të kishte si synim herozmin e ushtrisë bizantime dhe banorëve të Kostandinopolit  për të mbrojur qytetin e tyre nga hordhitë otomane që kishin ardhur dhe ishin vendosur në disa troje të Bizantit,  qysh  në shekullin e 11-të. Nga ky këndvështrim, p.sh., është realizuar filmi amerikan ’300’ ëë hymnizon mbrotjen e Spartës së lashtë nga sulmet e pushtuesve persiane, (2007) ruso- britanik  ‘Rrethimi i Lenigradit’, (2009). Në këtë film del në pah jo vetëm heroizmi i njësive të ushtrisë sovjetike, por edhe i qytetarëve të Leningradit, të cilët në kushte  skajësisht  të vështira, të krijuara edhe nga të ftohtit dhe sidomos uria, për rreth 4 vjet, (1941-44), nuk lanë këmbëushtari nazist gjerman të futej në këtë qytet.
  

  Për të mos u zgjatur me shembuj të tjerë kuptimplotë, po përmend me këtë rast romanin  madhor ‘Kështjella’, (1970)  të  Kadaresë, që rrëfen heroizmin e shqiptarëvë të rrethuar në Krujë nga pushtuesit otomanë dhe  ‘Shkodra e rrethueme’ (1913), të shkrimtarit  Ndoc Nikaj që i kushtohet heroizmit të banorëve të Shkodrës, cilët   më 1912-13 mbrojën qytetin e tyre nga ushtritë serbo- malazeze.
 

Mirëpo nuk ndodh aspak kështu në filmin tri orësh  ‘Fetih 1453’, prodhim i kinematografisë turke të vitit  2012, me regjisor Faruk Aksain dhe skenaristë Atila Enginin dhe Irfan Saruhanin. Këndvështrimi i tyre $uditërisht është i kundërt. Ata e kanë përqendruar vemendjen  në ‘heroizmin e pashembullt të ushtrive  zulmëmadhe turke’, të prira nga sulltan Mehmeti II, të cilat pas shumë luftimesh  arrijnë të  shembin muret sado të forta që rrethonin qytetin, të vrasin edhe  perandorin Kostandin, të vërshejnë ngadhnjimtarë brenda tij dhe të fillojnë një kasaphanë të lemerishme.

Absurde dhe aspak realiste janë pamjet  e fundit të filmit.   Ato shfaqin para syve të shikuesve sulltan Mehmetin, që  takohet  me  turma banorësh të  Kostandinopolit, tashmë të pushtuar, dhe nis e u flet atyre ngrohtësisht, u premton se do t’i  lejojë që perandorin e tyre  të vrarë  ta varrosin sipas riteve  fetare ortodokse dhe  se do të lejojë gjithashtu që ata të vazhdojnë  të ushtrojnë besimin e tyre fetar. Dhe përsëri në ekran shohim fytyra banorëh që  mirëpresin premtimet e sulltanit gjakësor, madje edhe i buzëqeshin…
 

Por e vërteta historike  është krejtësish tjetër. Për këtë qëllim, mjafton t’u hedhim një vështrim të shpejtë fjalorëve enciklopedikë në gjuhë të ndryshme të botës, ose të klikojmë në  ‘google’, (internet),  po në këto gjuhë fjalët ‘Rrethimi i  Kostandinopolit’.
 

Po citoj me këtë rast disa radhë të marra nga  zëri “Rrethimi I Kostandinopolit’ në google, në versionet  italisht, rusisht, anglisht, që janë thuajse të njejta:
“Në mesditën  e pushtimit të Kostandinopolit  rrugët ishin të mbushura me kufoma, shtëpitë të boshatisura, sepse banorët e tyre kërkonin t’u shmangeshin vrasjeve të pamëshirshme të  pushtuesve turq, të cilët nuk mjaftoheshin me kaq, por edhe  përdhunonin gra dhe vajza, pastaj i thernin  dhe kufomat e tyre  dhe shumë e shumë  të tjerëve i ngulnin në hunj. Kronikat mesjetare dëshmojnë se u rrënuan shumë shtëpi e kisha, u dogjën libra dhe ikona… Në ato $aste në kishën e famshme të Shën Sofisë po mbahej mesha e mëngjesit, ku ishte grumbulluar një masë e madhe njerëzish, në pritje të një engjëlli,  që sipas traditës,  do të vinte   për t’i dëbuar turqit nga qyteti i tyre…Por të tërë u masakruan nga ushtarë turq që dyndën  në kishë. Të  gjitha  këto ndodhën vetëm në ditën e parë të pushtimit.

Mehmeti II kishte urdhëruar që ushtarët e tij të bënin c’të mundin për tri ditë e net në Kostandinopol. Por, duke parë krimet e papërfytyrueshme që po kryeheshin prëj tyre, dha urdhër  që këto vandalzma   të ndërpriteshin,  sepse, ndryshe, qyteti do të rrafshohej prej tyre…Që atë mbrëmje dha urdhër gjithashtu që që kisha e Shën Sofisë të mos rrënohej dhe  të shndërrohej  në xhami’.

Kjo është e vërteta e fundit të llahtarshëm të Kostandinopolit dhe banorëve të tij dhe jo sajimet që na ofrojnë krijuesit e filmit, duke na e paraqitur sulltan Mehmetin kaq fisnik dhe bujar ndaj popullsisë së pambrojur të këtij qyteti. Dhe për  cilindo qytetar të  një vendi që ka qenë  i pushtuar nga $do lloj pushtuesi dhe ve$anërisht për ne shqiptarët, që kemi vuajtur prej gati pesë shekujsh  nga pushtuesit barbarë otomanë, dëshmitë e mësipërme historike nuk janë aspak të $uditshme.

Aq më tepër, që  pikërisht këtë  sulltan, me ndoshta dhe me një pjesë të mirë të po këtyre  ushtarëve që kryen kaq krime monstruoze në Kostandinopol, pastaj në tërë perandorinë bizantine  dhe vise të tjera që më pas u pushtuan  prej tyre, i kemi njohur në tekste të historisë së Shqipërisë, të bazuara në kronika historike dhe të përjetuara në sa e sa këngë popullore dhe vepra artistike të autorëve tanë, duke filluar nga Budi dhe Bogdani…

Dihet se në vitet 1452-53 dhe 1456 1459, ashtu si babai i tij,  sulltan Murati II, vite më parë, Mehmeti  II nisi  disa ekspedita ushtarake kundër Skëndërbeut, të cilat u shpartalluan. Po këtë fat pësuan dhe ekspeditat e dërguara po prej tij dhe më 1464-65. Një vit më pas ky sulltan në krye të një ushtrie të madhe erdhi vetë në Shqipëri. Ai rrethoi Krujën, por nuk mundi ta mposhtte. Pas vdekjes së Skënderbeut , (1468), Mehmeti II ndërmori sulme të tjera për të pushtuar Krujën  dhe vetëm pas luftimesh shumë të ashpra, në  rrethimin e katërt , (1478), arriti ta gjunjëzonte  atë dhe pastaj me pabesi të masakronte  luftëtarë dhe banorë të saj. (Sipas zërit ‘Mehmeti II’, FESH, vëllimi 2, faqe 1680, (2008).

Pra, ky sulltan gjakësor veproi  në Shqipëri ashtu si$ e pamë të vepronte më sipër në kronikat që përshkruajnë pushtimin  e Kostandinopolit, më 1453 dhe ashtu si$ veproi më pas me popujt e shtypur gjatë pushtimeve të viseve të tjera të botës dhe ashtu si$ kanë vepruar të gjithë pushtuesit  në tërë historinë njerëzore. Me gjak dhe hekur. Pra, jo ashtu si$ e paraqesin autorët në filmin e tyre  ‘Fetih 1453’. Dhe pamje të tilla  të llahtarshme jemi ndeshur  që në kuadrot e para edhe në filmin e mirënjohur  sovjetiko-shqiptar, ‘Skënderbeu’, (1953)  të cilat  përshkruajnë  me vërtetësi rrethimet e Krujës nga barbarët  osmanë.

Atëhërë, përse  krijuesit e filmit ‘Fetih 1453’ glorifikojnë këtë tragjedi, një nga më të tmerrshmet  në historinë
mbarëbotërore,  e cila  shënoi shembjen  e Perandorisë Bizantine, që, ndonëse  ishte në  rënie  e sipër, kishte një qytetërim  dhe zhvillim kulturor shumë më të lartë se Perandoria turke, sulltanët e së cilës me ushtritë e tyre aty ku  shkelën, duke përfshirë dhe vendin tonë, sollën  shtypje , varfëri, mjerim dhe padije dhe, mbi të gjitha shkatërrimin thuajse të plotë të vlerave kulturore  dhe trashëgimisë së  tyre?

Në premirën e këtij filmit, (shkurt  i vitit 2012), kryeministri i atëhershëm turk, Erdogan, ( sot president i Turqisë), e vlerësoi shumë filmin.  Po ashtu dhe shtypi dhe kanalet televizive turke. ‘Turqit janë duke u ndjerë përsëri perandorakë', – vinin  në dukje  disa gazeta  turke.

 Brenda periudhës 15 shkurt-13 maj të  atij viti filmi u pa në Turqi nga 6.564.8 900 shikues,  shifër rekord  në këtë vend, dhe me 18 milionë $ buxhet, deri tani filmi më i shtrenjtë në Turqi,  arriti të grumbullonte 81 milionë $. Por kryesisht këto të ardhura u realizuan në Turqi, edhepse filmi u shfaq në ekrane të  shumë vendeve të botës, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë…Por jehona në këto vende qe e vakët. Madje në Liban, Greqi  dhe vende të tjera të krishtera  të pushtuara dikur nga Turqia, ndaj filmit pati regime të forta dhe ai u ndalua të shfaqej më gjatë. Mbi të gjitha, edhepse u paraqit në festivale ndërkombëtare, ky film nuk pati vlerësime domethënëse. (Kurse  filmi   ‘Skënderbeu’ që më 1954 konkuroi në festivalin e Kanës ku, si$ dihet  u nderua,  me dy $mime).

 “Ndërsa publiku,- nënvizonte gazeta e njohur angleze ‘Gardian’- me kurreshteje të madhe shkonte të shihte këtë film, verdikti i kritikëve ishte unanimisht kundër, madje edhe i gazetës së madhe turke  ‘Zaman’.
’Fetih 1453 ’është një pellg lumrash hipokrizie… - theksonte kritikja Emine Yildirim në këtë gazetë.- Ky film  anon ndaj nacionalizmit ekstrem’.
  Ve$ të tjerash, gazeta e mësipërme angleze  vinte në dukje: ”Callmat dhe kuadrot masive komjuterike  duke ritreguar pushtimet e kobshme të sulltanëve, ushqejnë aspirata për Perandorinë Osmanë të së kaluarës’.(12 prill 2012)

Reagime të vakëta ka sot filmi dhe në ‘wikipedia’, sidoqë nga pikëpamja artistike dhe teknike  ai është realizuar me nivel  të lartë të përmasave hollivudiane, sidomos skenat e betejave
 

  Megjithatë , si$ duket një pjesë e mirë e shikuesve turq krenohen me këtë film, krenohen me një perandor mizor  si Mehmeti II, krenohen edhe me pushtimin e Kostandinopolit prej ushtrive turke, të prira prej tij, si$ duket krenohen edhe me Perandorinë Turke që prej shekujsh  solli mjerime te  vetë popullsia turke dhe  robëri në vendet e pushtuara, krenohen, edhepse ajo u quajt nga fundi i shekullit të 19-të  ‘I sëmuri i Bosforit’, për t’u shembur më 1923 dhe për të pasur në krye të vendit të tyre një politkan modern si Mustafa Kemali, që themeloi Republikën Turke dhe i dha fund pushtetit gjakatar të sulltanëve diktatorë.  

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat