“Filmi mbi Freddie Mercury është në ardhje, më parë se sa mund të imagjinohej. Ai do të shfaqet në 2018”. Me një intervistë për Daily Star, Brian May i jep fund spekulimeve mbi filmin e shumëpritur biografik për Freddie Mercury, që këtë vit do të mbushte 70 vjeç.
Tratativat për filmin kanë filluar më shumë se katër vite më parë. Për rolin e këngëtarit kanë qenë në listë aktorë të ndryshëm të njohur ( mes të cilëve Sacha Baron Cohen, që e la pas një serie të gjatë mosmarrëveshjesh me vetë May, edhe Daniel Radcliffe, që më pas hoqi dorë sepse nuk ishte i përhstatshëm për rolin).
Më në fund nëntorin e kaluar u lajmërua se aktori që do të luante rolin e Freddie është Rami Malek, i njohur nga publiku në serinë Mr Robot.
Regjia e filmit do t’i besohet Bryan Singer . May tha se grupi muzikor Queen mund të kthehet të interpretojë në Europë me Adam Lambert në rolin e këngëtarit: “Do të kalojmë pjesën më të madhe të turit në Shtetet e Bashkuara”.