Nuk ka dyshime se Daniel Craig edhe një herë do të paraqitet në rolin e James Bond. Tash është zbuluar se për çfarë filmi bëhet fjalë.
Faqja Page Six shkruan, se Bond në filmin e ri do të braktisë shërbimin sekret dhe do të martohet me gruan, të cilën e dashuron.
“Do të kthehet kur t’ia vrasin gruan”, ka thënë një burim i paemëruar për faqen Page Six.
Craig kohë më parë ka zbuluar se do të luajë serish rolin e Bond. Ai ka luajtur në madje katër filma të Bond - "Skyfall", "Casino Royale", "Quantum of Solace" dhe "Spectre".