Aktorja franceze u kërkon falje viktimave të sulmeve seksuale - Bota Sot
Aktorja franceze u kërkon falje viktimave të sulmeve seksuale

Filma

E shtunë, 26 maj 2018

Aktorja franceze u kërkon falje viktimave të sulmeve seksuale

Më: 15 janar 2018 Në ora: 18:15
Fushata Edhe Unë (Me too) ka mbledhur gra që kanë thënë se janë sulmuar ose ngacmuar seksualisht nga burrat.

Aktorja franceze, Catherine Denevue, u ka kërkuar falje viktimave të sulmeve seksuale, pasi ka nënskruar një letër të hapur, e cila ka argumentuar se fushata kundër ngacmimeve seksuale ka shkuar tejet larg.

Ajo ka thënë se ndjehet keq nëse ka ofenduar viktimat e “akteve të shëmtuara”.

Javën e kaluar, ajo ka nxitur reagimin e feministeve, pasi është futur në mesin e 100 grave të shquara, të cilat kanë nënshkruar një letër, duke thënë se burrat "duhet të ndjehen të lirë t’i ngacmojnë gratë".

Disa aktiviste kanë thënë se letra ka minimizuar dhunën seksuale.

Letra është nënshkruar nga shkrimtare franceze, performuese dhe akademike dhe është publikuar në gazetën Le Monde, javën e kalaur.

Në letër është thënë se është e ligjshme dhe e nevojmshme të flitet kundër shpërdorimit të pushtetit nga disa njerëz, porse denoncimet e vazhdueshme kanë dalë jashtë kontrollit.

“Shpreh nderimet e mia për të gjitha viktimat e akteve të shëmtuara që mund të jenë ndjerë të sulmuara nga letra e publikuar në Le Monde”, ka thënë aktorja Denevue.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test