Bursat evropiane “fundosen” pas rënies së çmimit të naftës - Bota Sot
Bursat evropiane “fundosen” pas rënies së çmimit të naftës

Financa

E enjte, 14 dhjetor 2017

Bursat evropiane “fundosen” pas rënies së çmimit të naftës

Më: 9 mars 2017 Në ora: 19:01
ilustrim

Aksionet e kompanive energjetike të enjten kanë shënuar rënie në bursat evropiane, pasi që çmimi i naftës shënoi rënie nën 50 dollarë për barel.

Indeksi londinez FTSE 100 në orët e pasdites pësoi rënie 0,6 për qind në 7.294,22 poenë, DAX 30 i Frankfurtit stagnoi në 11.967,28 poenë, derisa i vetmi KAK 40 i Parisit kërceu 0,1 për qind në 4.965,52 poenë, transmeton agjencia France press.

Euro ka kërcyer në 1,0594 dollarë nga 1,0539 sa ishte dje, funta në 1,2188 dollarë nga 1,2168 dollarë, ndërsa dollari në 114,78 jenë nga 114,41 jenë.

Në Azi, indeksi i Tokios Nikei u rrit 0,3 për qind, indeksi i Shangait ka rënën 0,7 për qind, ai i Hong Kongut shënoi rritje për 1,2 për qind, transmeton AFP.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test