Leku vijon t’i “rezistojë” valutave - Bota Sot
Leku vijon t’i “rezistojë” valutave

Financa

E diel, 17 dhjetor 2017

Leku vijon t’i “rezistojë” valutave

Më: 26 mars 2017 Në ora: 13:08
Leku

Monedha vendase lek, po vijon t’i rezistojë valutave, ndërsa me afrimin e sezonit veror pritet që leku të favorizohet edhe më shumë kundrejt euros dhe dollarit.

Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fundjavë, leku fitoi pikë dhe u vlerësua në këmbim me dollarin amerian dhe të gjitha valutat e tjera, ndërsa humbi pikë të papërfillshme me euron.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 135.39 lekë, ose 0.01 lekë më shumë se një ditë më parë, ndërsa dollari këmbehet 125.33 lekë ose 0.21 pikë më pak se ditën e premte.

Aktorët e tregut shprehen se, këmbimi valutor reflekton bursat, por sipas tyre, edhe fillimi i sezonit turistik do të forcojë monedhën shqiptare si rrjedhojë e rritjes së valutës nga emigrantët dhe turistët.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test