Një Bitcoin këmbehej të Shtunën me 2,000 dollar - Bota Sot
Një Bitcoin këmbehej të Shtunën me 2,000 dollar

Financa

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Një Bitcoin këmbehej të Shtunën me 2,000 dollar

Më: 22 maj 2017 Në ora: 05:07
Bitcoin

Monedha dixhitale më popullore në botë tashmë vlen 2,000 dollar. Sipas bursave Coinbase dhe Kraken, Bitcoin për herë të parë kaloi këtë kufi duke e dërguar vlerën në total prej 32,92 miliard dollarësh.

Për herë të parë monedha kaloi shifrat e 1,000 dollarëve në 2013-ën por një numër faktorësh ndikuan duke e dërguar monedhën në vlera të ulëta përpara se të rikthehej në fund të vitit të kaluar.

Që atëherë vlera e Bitcoin rritet me shpejtësi ku në fund të muajit Prill një Bitcoin kushtonte 1,343 dollar. Tashmë tre javë më pas vlera është rritur me 50%.

Një tjetër monedhë e ngjashme është Ethereum e cila kushton 130 dollar dhe vlerësohet me 12 miliard dollar. /PCWorld Albanian

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test