Bardhyl Canolli vendos rekord të ri dhe konfirmohet kampion

Formula 1

Bardhyl Canolli vendos rekord të ri dhe konfirmohet kampion

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 18:29
Bardhyl Canolli vendos rekord të ri dhe konfirmohet kampion

Bardhyl Canolli e ka mbyllur në mënyrë spektakolare garën në Zym, e pesta me radhë në disiplinën malore për Kampionatin e Kosovës.

Përveç një aksidenti që e pati Faton Rama, i cili u rrokullis me veturën e tij, por që për fat të mirë nuk pati lëndime, gara pati rrjedhë dhe përfundim të mirë.

Canolli me Radicall SR8 LM shtegun me gjatësi prej 2.8 kilometrash e kaloi për kohën 01:30.131 minuta duke vendosur rekord të ri. Në fakt ai e mbante rekordin e këtij shtegu që nga viti 2017, e më pas e kishte përmirësuar në vitin 2018.

Image

Përveç rekordit, kjo fitore për Bardhin ishte e rëndësishme edhe për faktin se e ka siguruar titullin e kampionit në plasmanin gjeneral për disiplinën malore.

“Në përgjithësi gara ka qenë e mirë, duke përjashtuar aksidentin që e pati Fatoni (Faton Rama), i cili fatmirësisht kaloi vetëm me dëme materiale. Jam i kënaqur me fitoren, sidomos duke marrë parasysh se vendosa rekord të ri, por edhe e sigurova titullin e kampionit”, është shprehur Canolli pas fitores.

Në pozitën e dytë u rendit Ernest Daka i DTM me BMW M3, i cili në krahasim me fituesin u vonua për 23.610 sekonda (përfshirë të dyja vozitjet), ndërsa podiumi u plotësua me Valon Rexhepin e Eurogoma RT me Opel Astra.

Në konkurrencën ekipore, e para u rendit Prishtina RT, në pozitën e dytë Prizreni D&G dhe e treta ishte Eurogoma RT.

Në disiplinën malore ka mbetur të zhvillohet vetëm edhe gara në Krujë, e vlefshme edhe për FIA CEZ.

Rezultatet komplete në klasa, plasman të përgjithshëm dhe konkurrencën ekipore i gjeni në linkun e mëposhtëm:

 

Gara V-Kampionati i Kosovës në disiplinën Malore në Prizren-Zym (2.8Km), Gusht 7,2021

Posted by KS Timing on Sunday, August 8, 2021

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat