Marquez: Trupi im ishte i dërrmuar dhe donte që unë të ndaloja garën

Formula 1

Marquez: Trupi im ishte i dërrmuar dhe donte që unë të ndaloja garën

Më: 12 prill 2022 Në ora: 14:20
Marquez: Trupi im ishte i dërrmuar dhe donte që unë të ndaloja garën

Rikthimi në pistë i pilotit spanjoll të Honda, Marc Marquez në pistën e tij të preferuar të Austin nuk ka qenë aspak i lehtë. 8 herë kampioni i botës në garat e MotoGP nuk mori pjesë në dy garat e mëparshme, ndaj kjo garë ishte delicate. Gjithsesi, ai u klasifikua i gjashti.

“5-6 xhiro nga fundi, trupi im ishte i dërrmuar dhe donte që unë të ndaloja garën.

Hera-herës në pistë po mendoja të tërhiqesha. Mezi e kam çuar motorin në finish. Fakti që isha në zonën e pikëve më motivoi që të vazhdoja garën, duke marrë pikë për vete dhe skuadrën”, tha Marc Marquez.

“Nga ana fizike, kjo ka qenë gara më e vështirë për mua.

Ndaj, jam pak i zhgënjyer nga rezultati. Gjithsesi, tani jam në shtëpi dhe po përpiqem të rikuperoj sa më shumë, për t’u përgatitur për garat që kemi në Europë. Potenciali i motorit është më i madh se sa tregon renditja”, u shpreh Marquez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat