Marquez kërcënon

Formula 1

Marquez kërcënon

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 12:20
Marquez kërcënon

Piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, ka ngritur zërin karshi skuadrës së tij, duke kërkuar që motori japonez të jetë më kompetitiv në pistë. Këtë sezon, Honda ka zhgënjyer, ndërkohë që në këto paraqitje ka ndikuar edhe mungesa e Marquez, i operuar në shpatull disa muaj më parë.

“Dua të garoj para se të përfundojë ky sezon, por do të jenë mjekët ata që do të më thonë për gjithçka. Nëse do të më ndalojnë, nuk do të rrezikoj”, tha spanjolli, 8 herë kampion bote në garat e motoçiklizmit, që ka patur edhe probleme me shikimin gjatë muajve të fundit.

Marquez pranon se ka biseduar me stafin e Honda për të ardhmen, duke kërkuar një motor më kompetitiv, për të garuar për titullin. “E ardhmja ime varet nga Honda.

Unë kam një kontratë me ta dhe do ta respektoj, por dua një projekt fitues. Në të kundërt do të largohem”, tha Marc Marquez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat