Verstappen më i shpejti

Formula 1

Verstappen më i shpejti

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 17:59
Verstappen më i shpejti

Max Verstappen me Red Bull dha kohën më të shpejtë sot në pistën belge të SPA (1’43”665), por pas penalizimit për shkak të ndërrimit të motorit do ta nisë garën nga vendi i 14-të. Për pasojë, “pole position” i shkon pilotit spanjoll të Ferrarit, Carlos Sainz, që u rendit i dyti.

Sainz do ta ndajë vijën e parë të startit me meksikanin e Red Bull, Sergio Perez. I katërti u rendit Charleas Leclerc me makinën tjetër Ferrari, por mashtu si Verstappen edhe ai është penalizuar për shkak të ndërrimit të motorit dhe do ta renditet në vendin e 15-të.

Janë të shumtë pilotët që kanë vendosur të modifikojnë motorët në këtë garë, ndaj penalitetet do të jenë të shumta. Kështu, nga vendet e fundit do ta nisin këtë garë edhe Ocon, Norris, Bottas e Schumacher, duke favorizuar dy makinat Mercedes, që sot nuk ishin shumë të shpejta.

Duke parë këtë situatë dhe kushtet atmosferike jo fort të qëndrueshme, pritet që gara e nesërme të jetë mjaft e fortë e spektakolare. Verstappen ishte gjysmë sekondi më i shpejtë se rivalët në provat zyrtare, ndaj do të bëjë një garë në sulm për të kapur kreun, ashtu sikurse edhe Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat