Verstappen: Gjithçka që kam arritur janë fryt i një pune të madhe

Formula 1

Verstappen: Gjithçka që kam arritur janë fryt i një pune të madhe

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 13:29
Verstappen

Një vit më parë, pasi shpallej kampion bote për të parën herë në karrierën e tij në Formula 1, piloti holandez Max Verstappen deklaroi se e arriti objektivin e tij dhe se çdo titull që do të vijë më pas do të jetë një bonus. Këtë sezon, ai fitoi titullin e dytë dhe tashmë piloti i Red Bull mendon për të ardhmen e tij në këtë sport.

“Kam ende edhe disa vite për të garuar në Formula 1. Shpresoj të jemi kompetitivë në këto vite, pasi dua të fitoj gara të tjera. Dua të provoj të fitoj të tjerë tituj. Pavarësisht kësaj, çfarëdo që mund të ndodhë, ajo që do të vijë më pas nuk do ta ndryshojë të shkuarën time, atë që kam arritur deri më tani”, tha Verstappen.

“Jam krenar për të shkuarën time. Gjithçka që kam arritur janë frut i një pune të madhe që ka bërë skuadra dhe të gjithë janë të përfshirë në këtë triumf.

Nëse do të arrijmë të mbajmë ende të bashkuar këtë grup të mrekullueshëm, atëherë mund të përjetojmë të tjera suksese për shumë vite”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat